Ndërlidhjet

OBSH: Shpërthimet e sëmundjeve vdekjeprurëse, "një normale e re"


Ilustrim

Bota po hyn në një fazë të re, ku shpërthimet e mëdha të sëmundjeve vdekjeprurëse, si Ebola, janë "një normale e re", paralajmëroi Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Shpërthimet e mëparshme të Ebolës kanë prekur një numër relativisht të vogël njerëzish.

Por, Republika Demokratike e Kongos po përballet me shpërthimin e dytë më të madh, vetëm tre vjet pas shpërthimit më të madh në botë.

OBSH-ja tha se vendet dhe mekanizmat e tjerë duhet të përgatiten për shpërthime të epidemive të reja vdekjeprurëse.

Ebola është një virus që fillimisht shkakton ethe, dobësi, dhimbje të muskujve dhe dhimbje të fytit.

Pacientët e prekur mund të vdesin nga dehidrimi dhe dështimi i disa organeve.

Gjatë disa muajve të fundit ka pasur 2,025 raste të Ebolës dhe 1,357 vdekje nga virusi në Republikën Demokratike të Kongos.

Shpërthimi më i madh që ka ndodhur në Afrikën Perëndimore më 2014-2016, ka prekur 28,616 njerëz, kryesisht në Guinea, Liberi dhe Siera Leone.

Atëbotë janë raportuar 11,310 vdekje.

XS
SM
MD
LG