Ndërlidhjet

Nxirren edhe katër trupa nga anija e fundosur në Budapest


Budapest, Hungari

Ekipet e shpëtimit nisën operacionin për të nxjerrë një anije turistike që u përmbyt në lumin Danub në Budapest, muajin e kaluar.

Anija Mermaid transportonte turistë të Koresë së Jugut kur u përplas me një anije lundrimi dhe u fundos, duke shkaktuar vdekjen e 20 njerëzve.

Edhe katër trupa të pajetë u nxorën sot nga anija.

Ata besohet se u përkasin tre jugkoreanëve dhe kapitenit hungarez.

Përpjekjet e shpëtimit u penguan ditëve të fundit nga nivelet e larta të ujit, të shkaktuara nga shirat.

Kapiteni i anijes së lundrimit u arrestua nën dyshimet për sjellje të pakujdesshme në trafikun ujor.

XS
SM
MD
LG