Ndërlidhjet

SHBA-ja dhe Kosova nënshkruajnë protokollin e Marrëveshjes së Ekstradimit


Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri dhe zëvendës-ndihmës sekretarit amerikan të shtetit, Matthew Palmer
Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri dhe zëvendës-ndihmës sekretarit amerikan të shtetit, Matthew Palmer

Shtetet e Bashkuara dhe Kosova kanë nënshkruar protokollin e Marrëveshjes së Ekstradimit mes dy vendeve.

Dokumenti u nënshkrua nga ana e ministrit të Drejtësisë, Abelard Tahiri dhe zëvendës-ndihmës sekretarit amerikan të shtetit, Matthew Palmer.

Sipas një komunikate të ministrisë së Drejtësisë, ministri Tahiri ka theksuar se ky nënshkrim shënon një rast historik për marrëdhëniet dypalëshe në fushën e bashkëpunimit juridik.

Sipas ministrit Tahiri, kjo marrëveshje fuqizon edhe më tej sundimin e ligjit dhe subjektivitetin e Kosovës, duke e bërë një partner të besueshëm në luftën kundër krimit ndërkombëtar.

Ministri Tahiri gjatë takimit me zëvendës-ndihmës sekretarin amerikan i shtetit, Matthew Palmer.
Ministri Tahiri gjatë takimit me zëvendës-ndihmës sekretarin amerikan i shtetit, Matthew Palmer.

“Nënshkrimi i sotëm i jep një kahje krejt të re bashkëpunimit mes dy vendeve, duke rritur bashkëpunimin në fushën e sundimit të ligjit, si dhe duke u ofruar prokurorëve dhe autoriteteve tjera në të dy anët e Atlantikut mjete të reja për t’i sjellë kriminelët para drejtësisë”, ka thënë ministri Tahiri.

Ekstradimi është një akt kur një vend dorëzon një person të akuzuar ose të dënuar për kryerjen e një krimi në juridiksionin e një vendi tjetër.

XS
SM
MD
LG