Ndërlidhjet

Thirrje për dorëheqjen e udhëheqëses së Hong Kongut


Carrie Lam

Aktivisti i shquar i studentëve të Hong Kongut, Joshua Wong, bëri thirrje për dorëheqjen e udhëheqëses së këtij rajoni, Carrie Lam, pasi u lirua nga burgu.

Wong, 22 vjeç, është bërë imazhi i protestave pro-demokratike në vitin 2014, të cilat kërkonin që Hong Kongu t'i zgjidhte vetë liderët e tij.

Qytetarët e Hong Kongut janë sërish në rrugë - këtë herë kundër një ligji, i cili do të lejonte ekstradimin në Kinë.

Sipas organizatorëve, mbi dy milionë njerëz protestuan të dielën, edhe pse ligji është pezulluar. Policia e vuri këtë shifër në 338,000.

Wong është burgosur në maj, nën akuza që lidheshin me përfshirjen e tij në protestat pro demokracisë, të njohura si Lëvizja Ombrella.

Duke folur për BBC-në, ai tha se është i gatshëm t'i "bashkohet luftës" kundër ligjit të ekstradimit dhe kërkoi që Lam të largohet.

"Është koha që ajo të përfundojë karrierën e saj politike," tha Wong.

Protestuesit druajnë se ligji për ekstradimin mund ta çojë Hong Kongun nën kontroll edhe më të madh të Kinës.

Hong Kongu i është dorëzuar Kinës nga Britania, në vitin 1997.

Sipas parimit të ashtuquajtur "një shtet, dy sisteme", Hong Kongu ka pavarësinë e tij gjyqësore, legjislaturën e tij, sistemin e tij ekonomik dhe dollarin e tij.

Pekini, ndërkaq, ruan kontrollin e çështjeve të jashtme dhe të mbrojtjes.

Më shumë në këtë temë:

Udhëheqësja e Hong Kongut mbron ligjin për ekstradim, pavarësisht protestave

Policia përdor plumba gome ndaj protestuesve në Hong Kong

XS
SM
MD
LG