Ndërlidhjet

Varroset presidenti i përmbysur i Egjiptit


Presidenti i përmbysur i Egjiptit, Muhammad Morsi.
Presidenti i përmbysur i Egjiptit, Muhammad Morsi.

Presidenti i përmbysur i Egjiptit, Muhammad Morsi, u varros në Kajro, një ditë pasi vdiq në një dhomë gjyqi nga, siç u tha, sulmi në zemër.

Familja e Morsit mori pjesë në funeralin e xhamisë së burgut Tora.

Ai më pas u varros në qarkun Nasr të Kajros.

Djali i Morsit, Ahmed, tha në një postim në Facebook se agjencitë e sigurisë nuk kanë lejuar që Morsi të varroset në varrezën familjare, në vendlindjen e tij në provincën Sharkia.

Organizata për të drejtat e njeriut Amnesty International kërkoi hetime "të paanshme, të plota dhe transparente" të rrethanave të vdekjes së Morsit.

Morsi po ndiqte një seancë të gjyqit në Kajro, në lidhje me akuzat për spiunim, kur vdiq.

Ai ka qenë figurë e lartë në lëvizjen islamiste Vëllazëria Myslimane, e cila tani është e ndaluar.

Atë e ka përmbysur nga pushteti ushtria e Egjiptit në vitin 2013, pas protestave masive kundër tij, të cilat kanë shpërthyer një vit pasi Morsi ka marrë detyrën si lideri i parë i zgjedhur në mënyrë demokratike.

Që atëherë, Morsi ka qenë në paraburgim.

Pas largimit nga pushteti, autoritetet egjiptiane kanë nisur përndjekjen e mbështetësve të tij dhe të Vëllazërisë Myslimane.

XS
SM
MD
LG