Ndërlidhjet

Apostolova mirëpret vendimin e PDK-së për zyrtarët e akuzuar që kanë poste publike


Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova.

Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka mirëpritur vendimin e Partisë Demokratike të Kosovës për të larguar nga pozitat zyrtare, politikanët e kësaj partie, që janë të akuzuar nën dyshime për korrupsion dhe nepotizëm.

Përmes një postimi në rrjetin social, Twitter ajo ka thënë se “pret që ky standard të aplikohet nga të gjitha partitë politike në Kosovë”.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka bërë të ditur të mërkurën se do të largojë nga pozitat zyrtare gjithë anëtarët e partisë që ai drejton që dyshohen të jenë përfshirë në korrupsion dhe nepotizëm.

Pas deklaratave të tij, ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në Qeverinë e Kosovës, Besim Beqaj ka njoftuar të enjten se i ka dorëzuar kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, dorëheqjen e tij nga posti i ministrit.

Besim Beqaj akuzohet për shkelje të statusit të barabartë të shtetasve dhe banorëve të Republikës se Kosovës.

XS
SM
MD
LG