Ndërlidhjet

BE-ja ende nuk po gjen pajtim për emrat e udhëheqësve të rinj


Flamuri i BE-së
Flamuri i BE-së

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha të premten se tre kandidatët kryesorë për presidencën e Komisionit Evropian, dështuan të marrin mbështetjen e mjaftueshme nga udhëheqësit e vendeve të Bashkimit Evropian.

Macron kishte bërë fushatë për të bllokuar kandidatin e kancelares gjermane Angela Merkel, Manfred Weber, një nënkryetar i partisë së saj të qendrës së djathtë.

"Duket qartë këtë mëngjes se nuk kishte një shumicë për Weberin", tha Macron.

I pyetur nëse ka pasur tension midis Francës dhe Gjermanisë lidhur me procesin e emërimit, Macron tha:

"Nuk kam asgjë kundër një kandidature gjermane, e thashë dhe nuk ishte shaka, nëse kancelarja (Angela Merkel) do të ishte kandidate, do ta kisha mbështetur, sepse mendoj se ajo ka cilësitë, aftësitë për të qenë një presidente shumë e mirë e Komisionit", tha Macron.

Komentet e presidentit Macron u bën pas një samiti të udhëheqësve të BE-së, në Bruksel, në të cilin u diskutua se kush do të jetë në krye të pozitave kryesore në Bashkimin Evropian dhe çfarë do të jetë prioritet në pesë vjetët e ardhshëm.

Pozita më e rëndësishme në bllokun evropian është ajo e Presidentit të Komisonit.

Ish-kryeministri i Luksemburgut, Jean-Claude Juncker, ka mbajtur këtë pozitë nga viti 2014.

XS
SM
MD
LG