Ndërlidhjet

Protestuesit djegin materialin zgjedhor në Bushat


Pamje nga protestat e zhvilluara në Tiranë një javë më parë.
Pamje nga protestat e zhvilluara në Tiranë një javë më parë.

Një grup protestuesish kanë hedhur mjete shpërthyese brenda Komisionit Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve (KZAZ) në një shkollë të Bushatit të Shqipërisë të enjten mbrëma.

Ata kanë djegur materialet e votimit për Bashkinë e Vaut të Dejës, transmeton Zëri i Amerikës.

Ngjarja ndodhi pas protestës së rreth 200 mbështetësve të opozitës, përkatësisht Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, të cilët kundërshtojnë mbajtjen e zgjedhjeve më 30 qershor.

Sipas policisë, gjatë protestës janë plagosur tre policë.

Partia Demokratike e ka dënuar këtë ngjarje duke e konsideruar “skenar kriminal të Edi Ramës për inkriminimin e opozitës dhe identifikimin e saj me dhunën që ka planifikuar vetë."

Ky është rasti i dytë brenda pak ditësh që kanë ndodhur këso incidente. Javën e kaluar, mbështetës të opozitës kanë djeguar tre qendra të tilla të Komisionit në Bashkësinë e Shkodrës.

Presidenti shqiptar, Ilir Meta ka caktuar 13 tetorin si datën e re për mbajtje të zgjedhjeve lokale në këtë shtet.

Ndërkohë, zyrtarët në pushtet, të drejtuar nga kryeministri Edi Rama insistojnë në mbajtjen e zgjedhjeve më 30 qershor, pavarësisht bojkotit të opozitës.

Të enjen Shtetet e Bashkuara e kanë bërë të qartë se e njohin 30 qershorin si ditën e zhvillimit të zgjedhjeve lokale.

XS
SM
MD
LG