Ndërlidhjet

Përfundon samiti i G20-ës


Liderët në samitin e G20-ës në Osaka të Japonisë.

Ka përfunduar samiti i G20 që zhvilloi punimet në Osaka të Japonisë. Nikoqiri i këtij samiti, kryeministri japonez, Shinzo Abe, deklaroi se liderët duhet të “gjejnë, jo dallimet, por gjuhën e përbashkët mes nesh”.

“Liderët e G20 u pajtuan për nevojën që vendet anëtare të kryesojnë në rritjen ekonomike botërore”, tha Abe në një konferencë për media.

Ai lavdëroi presidentin amerikan, Donald Trump dhe atë kinez, Xi Jinping, për arritjen e pajtimit që të kthehen në tavolinën e bisedimeve, me qëllim që të tejkalojnë mosmarrëveshjet tregtare.

“Liderët e G20 u pajtuan mbi parimet themelore që mbështesin një sistem të tregtisë së lirë, që është për të siguruar që të ketë një tregti të lirë dhe jo diskriminuese”, tha Abe.

Në deklaratën e përbashkët u tha se “tregtia dhe tensionet gjeopolitike janë intensifikuar”.

Të gjitha shtetet e G20, përveç Shteteve të Bashkuara, riafirmuan përkushtimin e tyre për Marrëveshjen e Parisit për luftimin e ndryshimeve klimatike, ku në deklaratën përfundimtare thanë se kjo marrëveshje është “e pakthyeshme”.

XS
SM
MD
LG