Ndërlidhjet

Presidenti Trump shkel në territorin e Koresë Veriore


Presidenti amerikan Donald Trump dhe udhëheqësi i Koresë Veriore, Kim Jong Un.
Presidenti amerikan Donald Trump dhe udhëheqësi i Koresë Veriore, Kim Jong Un.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u bë presidenti i parë amerikan që shkeli në tokën e Koresë Veriore.

Pas një shtrëngimi duarsh me udhëheqësin e Koresë Veriore, Kim Jong Un, në zonën e demilitarizuar, që ndanë Korenë Veriore dhe atë Jugore, presidenti Trump eci për disa hapa në territorin e Koresë së Veriut.

"Është një ditë e mrekullueshme për botën dhe është nder që unë të jem këtu", tha Trump.

"Ka shumë gjëra të mëdha që po ndodhin", shtoi ai.

Kim tha se veprimi i Trumpit ishte "një akt shumë i guximshëm dhe i vendosur" që "do të thotë që ne duam t'i japim fund të kaluarës".

Trump dhe Kim janë takuar dy herë në samitet e nivelit të lartë si pjesë e përpjekjeve të SHBA-së për të bindur Phenianin të heqë dorë nga armët bërthamore.

Të dy kanë pasur fjalë të mira për njëri-tjetrin pas samiteve, por pak përparim është bërë në denuklearizimin e Koresë Veriore.

Trump mbërriti në Seul të Koresë së Jugut më 29 qershor, pasi mori pjesë në një samit të G20-ës, në Japoni. Gjatë qëndrimit në Japoni, presidenti Trump, shkroi në Twitter se do të dëshironte ta takonte Kim, në zonën e demilitarizuar.

XS
SM
MD
LG