Ndërlidhjet

Arrihet marrëveshja për drejtuesit e rinj të institucioneve të BE-së


Ilustrim

Krerët e shteteve dhe qeverive të BE-së, pas një samiti maratonë, arritën marrëveshje për emërimin e drejtuesve të institucioneve kryesore evropiane.

Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Ursula von der Leyen, do të jetë presidente e Komisionit Evropian, kryeministri i Belgjikës, Charles Michel është presidenti i ri i Këshillit Evropian dhe politikën e Jashtme të BE-së, do ta udhëheq ministri i Jashtëm spanjoll, Joseph Borell.

Ursula von der Leyen do të jetë gruaja e parë që do të drejtojë institucionin kryesor evropian.

Ursula von der Leyen
Ursula von der Leyen

​Ajo ka qenë ministre e mbrojtjes e Gjermanisë që nga viti 2013, dhe konsiderohet si një bashkëpunëtoret më të ngushta të kancelares, Angela Merkel.

Emri i saj u shfaq si një zgjidhje kompromisi, kur liderët, gjatë dy ditëve të debatit, kishin mosmarrëveshjeve të thella se kush do të kryesonte institucionin më të lartë ekzekutiv në Bruksel.

Charles Michel
Charles Michel

Charles Michel, do të jetë belgu i dytë në krye të Këshillit Evropian dhe ai do të përfaqësojë liberalët në institucionet evropiane. Nga viti 2014 ai drejton qeverinë belge.

Josep Borell
Josep Borell

Joseph Borell është një përfaqësues socialist, i cili ka udhëhequr diplomacinë spanjolle që nga viti 2018, do të jetë Përfaqësues i Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri.

Paraardhësja e tij, Federica Mogherini, është marrë drejtpërdrejt me dialogun midis Serbisë dhe Kosovës, dhe kjo do të jetë hera e parë që ky funksion, ka një përfaqësues të një shteti, që i përket një grupi të vendeve të BE-së, që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.

Marrëveshja për emrat e drejtuesve të institucioneve të BE-së është rezultat i një takimi maratonë midis krerëve të shteteve të BE-së, i cili filloi të dielën.

Përndryshe, presidenti i Komisionit Evropian, si dhe të gjithë komisionerët, duhet të konfirmohen nga Parlamenti Evropian. Komisionerët i propozojnë shtetet anëtare të BE-së dhe të gjithë duhet të marrin konfirmimin e Parlamentit Europian.

Përveç presidentit të Parlamentit, i cili do të marrë detyrën menjëherë pas votimit, udhëheqësit e tjerë do të vendosen në zyra në nëntor të këtij viti, raporton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

XS
SM
MD
LG