Ndërlidhjet

Arrestohen dy persona që krijuan grupin në Viber për t’i ikur radarit


Policia e Kosovës

Të martën, Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona, si të dyshuar që kanë krijuar një grup në aplikacionin Viber, dhe në të ishin të anëtarësuar mbi 7000 persona, të cilët kanë shpërndarë informacione rreth vendndodhjes së patrullave të Policisë.

“Njësiti i hetimeve ka ndaluar dy të dyshuarit meshkuj K/shqiptarë. Nga të dyshuarit, janë konfiskuar dy telefona të mençur dhe me urdhër të prokurorit, pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Pasi aksionit të policisë, grupi i krijuar në aplikacionin Viber, nuk është duke funksionuar.

Anëtarët e këtij grupi e kanë njoftuar njëri-tjetrin për kontrollet e Policisë me radarë dhe kontrolle të tjera, edhe përmes fotografive. Disa javë më parë, Radio Evropa e Lirë ka raportuar për funksionimin e këtij grupi që një kohë të gjatë. Për të njëjtin grup ishte në dijeni edhe Policia e Kosovës.

XS
SM
MD
LG