Ndërlidhjet

Objekti i ri i Ambasadës së SHBA-së, dëshmi e partneritetit mes dy vendeve


Përurimi i objektit të ri të Ambasadës Amerikane në Prishtinë
Ju lutem të prisni

No media source currently available

0:00 0:01:08 0:00

Përurimi i objektit të ri të Ambasadës Amerikane në Prishtinë

Në Prishtinë është bërë përurimi i objektit të ri të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara.

Përurimi u bë në ditën më të veçantë të popullit amerikan, 4 Korrikun, Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip Kosnett, tha se objekti i ri është manifestim fizik i një partneriteti të qëndrueshëm ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës.

“Përderisa ju vazhdoni rrugëtimin tuaj për të siguruar paqe, drejtësi dhe prosperitet për të gjithë njerëzit e Kosovës, Shtetet e Bashkuara do të jenë me ju në çdo hap”, tha Kosnett.

Në përurimin e objektit të ri të Ambasadës së SHBA-së, mori pjesë edhe kongresisti Eliot Engel.

Ai kujtoi kur në vitin 1996 kishte ardhur në Prishtinë për të hapur në atë kohë Zyrën e informimit të Shteteve të Bashkuara.

“Unë i thashë një mikut tim, Harry Bajraktari (veprimtar dhe biznesmen shqiptaro-amerikan) se një ditë do të jetë Republika e Kosovës dhe kjo do të jetë Ambasada”, tha Engel.

Kongresisti Engel, që njëherësh është edhe ndër figurat politike të SHBA-së që ka lidhje me Kosovën që nga fillimi i viteve ‘90, tha se përderisa po udhëtonte në Prishtinë, kishte parë flamuj amerikanë gjithandej sikurse në vitin 2008 kur është shpallur pavarësia e Kosovës.

“Njerëzit e Kosovës kanë punuar shumë, e kanë merituar shtetin e tyre, e kanë merituar respektin dhe nuk asnjë vend që punon më ngushtë me Kosovën sesa Shtetet e Bashkuara”, tha Engel.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e quajti ndërtesën e re të Ambasadës së SHBA-së, në Prishtinë, “dëshmi të miqësisë së shkëlqyer midis dyja vendeve”.

Pamje nga inaugurimi i objektit të ri të Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë
Pamje nga inaugurimi i objektit të ri të Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë

Ndërkaq, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, potencoi faktin se Kosova ka pasur gjithmonë mbështetjen e Shteteve të Bashkuara pavarësisht nëse në pushtet kanë qenë demokratët apo republikanët.

Shtetet e Bashkuara janë ndër vendet e para që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Shtetet e Bashkuara së pari hapën Zyrën e Shërbimit Informativ të SHBA-së në Kosovë, në vitin 1996.

Ndërmjet viteve 1999 dhe 2008, kjo Zyrë në Prishtinë ka vepruar në cilësi të misionit diplomatik të Shteteve të Bashkuara në Kosovë. Pas pavarësisë së Kosovës në vitin 2008, Shtetet e Bashkuara vendosën zyrtarisht marrëdhëniet diplomatike me Kosovën duke ngritur edhe nivelin e përfaqësimit diplomatik në nivel të Ambasadës.

Sipas të dhënave, që nga viti 1999, Qeveria e SHBA-së ka investuar në Kosovë rreth 2 miliardë dollarë.

XS
SM
MD
LG