Ndërlidhjet

Talibanëve u bëhet thirrje të arrijnë marrëveshje armëpushimi


Ilustrim.

Shtetet e Bashkuara, Rusia, Kina dhe Pakistani i kanë bërë thirrje talibanëve që të pajtohen menjëherë për një armëpushim dhe për bisedime direkte me Qeverinë afgane.

Katër shtetet kanë mbajtur bisedime në Pekin më 11 dhe 12 korrik. Ky takim erdhi në kohën kur SHBA-ja po bën përpjekje që t’i jepet fund konfliktit 18-vjeçar afgan.

Sipas deklaratës së lëshuar nga Departamenti amerikan i Shtetit, të katër shtetet “inkurajojnë të gjitha palët që të ndërmarrin hapa për të reduktuar dhunën, që do të çonte drejt në armëpushimi gjithëpërfshirës dhe të përhershëm, që do t’i hapte rrugë nisjes së negociatave ndër-afgane”.

Këto katër shtete kanë bërë thirrje për bisedime direkte ndërmjet talibanëve dhe Qeverisë së presidentit afgan, Ashraf Ghani si dhe afganëve të tjerë “të korniza për marrëveshjen e paqes të mund të hartohet sa më shpjet”.

Kjo deklaratë vjen pasi delegacioni i talibanëve dhe ai i afganëve – përfshirë këtu edhe disa zyrtarë qeveritarë – më 9 korrik, në bisedimet e mbajtura në Katar, u pajtuan që të punojnë lidhur me atë se si do të gjendet një zgjidhje politike, me qëllim që t’i jepet fund luftës.

Talibanët kanë refuzuar që të mbajnë bisedime direkte me Qeverinë në Kabul.

I dërguari i SHBA-së për paqe në Afganistan, Zalmay Khalilzad ka mbajtur tetë raunde të bisedimeve me talibanët në Katar. Ai e ka përshkruar raundin e fundit, si “më produktivin” deri më tani.

XS
SM
MD
LG