Ndërlidhjet

Talibanët sulmojnë një hotel në Afganistan


Një polic afgan. Fotografi nga arkivi.
Një polic afgan. Fotografi nga arkivi.

Militantët talibanë kanë sulmuar një hotel në veriperëndim të Afganistanit, duke vrarë të paktën tre zyrtarë policorë.

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Nusrat Rahimi tha se tre sulmues vetëvrasës me bomba, hynë në hotelin Qal-e Naw, në kryeqytetin e provincës Badghis.

Ai tha se sulmuesit kanë shtënë në drejtim të mysafirëve të hotelit.

Radhimi tha se dy sulmues janë vrarë gjatë përleshjes me forcat e sigurisë.

Dëshmitarët i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se përleshjet e armatosura po vazhdojnë ende dhe se zona është rrethuar nga forcat e sigurisë.

Zëdhënësi i talibanëve, Mohammad Yusef Ahmadi mori përgjegjësinë për incidentin dhe tha se sulmuesit vetëvrasës kanë sulmuar këtë hotel.

XS
SM
MD
LG