Ndërlidhjet

Të paktën 26 të vrarë nga një sulm terrorist në një hotel në Somali


Somali, fotografi nga arkivi.
Somali, fotografi nga arkivi.

Njëzetegjashtë persona janë vrarë dhe 56 të tjerë janë plagosur kur terroristë të armatosur sulmoi një hotel në qytetin Kismayo të Somalisë.

Sulmi, që nisi më 12 korrik, përfundoi në orët e para të 13 korrikut.

Policia tha se një sulmues kishte përplasur makinën e tij të mbushur me eksplozivë në ndërtesën e hotelit dhe më pas, një numër i panjohur i personave të armatosur kishin hyrë në ndërtesë.

Organizata terroriste al-Shabaab mori përgjegjësinë për sulmin.

Në mesin e viktimave është edhe gazetarja dhe aktivistja me shtetësi somaleze dhe kanadeze, Nodan Halayeh, e cila ka vdekur së bashku me burrin e saj. Tre shtetas të Kenisë po ashtu janë vrarë, tre të Tanzanisë, dy amerikanë, një britanik dhe një kanadez po ashtu ka humbur jetën në këtë sulm.

Dy shtetas kinez raportohet se janë plagosur.

Ky është sulmi më i madh i al-Shabaab në Kismayo që prej se grupi terrorist humbi kontrollin e këtij qyteti më 2012.

Ekstremistët sunitë, që kanë lidhje me al-Kaidën, po luftojnë kundër Qeverisë somaleze që prej më shumë se një dekadë. Ata vazhdimisht kryejnë sulme që kanë për cak forcat e sigurisë dhe civilë.

XS
SM
MD
LG