Ndërlidhjet

Simona Halep triumfon në Wimbledon


Tenistja Simona Halep gjatë finales kundër Selena Williams në Wibledon.
Tenistja Simona Halep gjatë finales kundër Selena Williams në Wibledon.

Tenistja rumune, Simona Halep ka mposhtur amerikanen, Serena Williams në finalen e Wimbledonit – duke pamundësuar që Williams të fitojë titullin e 24-të turneve Grand Slam.

Halep 27-vjeçare, mposhti Williams me rezultat 6-2, 6-2 në sete.

Ky është viti i dytë me radhë që Williams arrin në finale me shpresën që do ta barazojë rekordin me 24 tituj Grand Slam me tenisten Margaret Court.

Vitin e kaluar, Williams u mposht në finale të Wibledonit nga gjermania, Angelique Keber, përpara se të humbte edhe finalen në U.S Open.

Fitorja e sotme në Wimbledon është titulli i dytë më i madh që ka fituar Halep. Ajo më 2018 fitoi turneun French Open.

Në kategorinë e meshkujve, në finale më 14 korrik, do të përballen zvicerani Roger Federer dhe serbi Novak Gjokoviq.

Qëndroni me ne

XS
SM
MD
LG