Ndërlidhjet

Përmes një letre, Haradinaj i njofton krerët e institucioneve për dorëheqjen


Kryeministri në dorëheqje i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Kryeministri i në dorëheqje i Kosovës, Ramush Haradinaj përmes një letre i ka njoftuar krerët e institucioneve dhe liderët e partive politike të përfaqësuara në Kuvend, për vendimin e tij për dorëheqje të parevokueshme nga funksioni i Kryeministrit të Republikës së Kosovës.

“Në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe ligjet e aplikueshme, kam ftuar që të ndërmerren hapat e nevojshëm për shpalljen e zgjedhjeve të përgjithshme nacionale, në mënyrë që e drejta për të zgjedhur t’i kthehet sovranit. Deri në zgjedhjen e Qeverisë së re, do të vazhdoj kryerjen e detyrave kushtetuese si Kryeminister dhe Qeveri në dorëheqje”, ka shkruar Haradinaj në facebook.

Zyra për media e Kuvendit ka konfirmuar tashmë se Haradinaj e ka dorëzuar letrën e dorëheqjes.

“Letra e dorëheqjes u është proceduar menjëherë anëtarëve të Kryesisë së Kuvendit dhe kryetarëve të grupeve parlamentare”, theksohet në njoftim.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka dhënë dorëheqje të premten nga pozita që ka pasi ka marrë ftesë për intervistim nga Gjykata Speciale në Hagë, në cilësinë e të dyshuarit.

Intervista e kryeministrit Haradinaj për REL-in:

Haradinaj: Zgjedhjet të mbahen brenda dy muajve

XS
SM
MD
LG