Ndërlidhjet

Indi: Aksidentohet adoleshentja që akuzoi deputetin për dhunim


Ilustrim.

Një adoleshente që ka akuzuar një ligjvënës të partisë në pushtet për dhunim më 2017, është plagosur seriozisht në një aksident rrugor në Uttar Pradesh të Indisë.

Ajo ka qenë duke udhëtuar në veturë me avokatin e saj dhe dy të afërme, kur ka ndodhur aksidenti në autostradë.

Dy familjaret e 19-vjeçares kanë vdekur derisa avokati i saj është në spital për shkak të plagëve serioze.

Përndryshe, akuzat e bëra nga adoleshentja kanë rezultuar me arrestimin e deputetit, Kuldeep Singh Sengar, i cili gjendet në burg për më shumë se një vjet.

Zyrtari i policisë lokale, Rakesh Singh, i ka thënë BBC-së se ngasësi i makinës dhe pronari janë arrestuar dhe janë marrë në pyetje.

“Ne do të realizojmë një hetim forenzik të makinës”, ka thënë zyrtari policor, Rajiv Krishna, për kanalin televiziv, NDTV.

Ndërkohë partitë opozitare në këtë shtet kanë bërë thirrje për hetim federal në këtë incident, duke thënë se shkaqet e aksidentit janë “të dyshimta”.

XS
SM
MD
LG