Ndërlidhjet

Iranianet që shpërndajnë fotografi pa hixhab, përballen me burg


Teheran, Iran
Teheran, Iran

Iranianet që shpërndajnë fotografi të tyre pa hixhab, apo shami në kokë, për një aktiviste me seli në Shtetet e Bashkuara, mund të dënohen deri në dhjetë vjet burgim.

Aktivistja Masih Alinejad u ka bërë thirrje grave që të postojnë online fotografi pa hixhabin e detyrueshëm, si një akt proteste i fushatës "Të mërkurat e bardha".

Agjencia iraniane e lajmeve Fars citoi kreun e Gjykatës Revolucionare në Teheran të ketë thënë se "ato që e filmojnë veten ose të tjerat duke e hequr hixhabin do të dënohen me një deri në dhjetë vjet burgim".

Me ligjet islamike në Iran, që nga revolucioni i vitit 1979, grave u kërkohet të mbulojnë flokët dhe trupin e tyre në publik dhe të shmangin rrobat e ngushta.

Kufizimet e veshjes kanë shkaktuar zemërim dhe protesta pas revolucionit, katër dekada më parë, por ato kanë mbetur në fuqi.

XS
SM
MD
LG