Ndërlidhjet

Vetëm 35 onkologë për vendin me 40 milionë njerëz


Fotografi ilustruese
Fotografi ilustruese

Pacientët me kancer dhe kujdestarët e tyre i bënë thirrje Qeverisë në Kenia ta shpallë sëmundjen "fatkeqësi kombëtare" dhe të sigurojë fonde shtesë.

Protestuesit dolën në rrugët e kryeqytetit Nairobi me bluza të njëjta, ku shkruhej: "Veproni kundër kancerit sot".

Sipas tyre, vonesat e shkaktuara nga mungesa e qasjes në trajtim, përkeqësojnë gjendjen e pacientëve.

Tri vdekje të profilit të lartë tërhoqën vëmendjen ndaj kancerit në Kenia, vend me 35 onkologë për 40 milionë njerëz, raporton BBC.

Sipas gazetës online Journal of Global Oncology, në Kenia ekzistojnë mbi 3,000 raste me kancer për secilin onkolog.

Për pacientët me kancer që jetojnë jashtë qyteteve të mëdha, si Mombasa dhe Nairobi, ka pak spitale që mund t'i trajtojnë nevojat e tyre specifike.

Nga kanceri, muajin e kaluar në Kenia, kanë vdekur: Bob Collymore, shef ekzekutiv i gjigantit të telekomit Safaricom, dhe politikanët Joyce Laboso dhe Ken Okoth.

Rreth 30,000 njerëz vdesin nga kanceri çdo vit në Kenia, thotë qeveria.

Sias Organizatës Botërore të Shëndetësisë, kimioterapia nuk është aktualisht në dispozicion në shërbimin publik shëndetësor në Kenia.

XS
SM
MD
LG