Ndërlidhjet

Vazhdojnë protestat në Hong Kong


Protestuesit janë mbledhur në Hong Kong për të nëntën javë me radhë në kohën e rritjes së tensioneve dhe përplasjeve me autoritetet e sigurisë.

Grupe të mbledhura në zonën Mong Kok, kishin veshur rroba mbrojtëse, për shkak të eskalimit të mundshëm të situatës.

Grupe opozitare kanë paralajmëruar protesta edhe për të dielën si dhe grevë nga e hëna.

Disa nga protestuesit po kërkojnë dorëheqjen e lideres së Hong Kongut Carrie Lam si dhe po kërkojnë demokraci më të madhe.

Dy muaj protesta u zhvilluan pas projektligjit për ekstradim i cili ngjalli shumë polemika dhe panëkaqësi.

Edhepse qeveria e ka tërhequr këtë projektligj, protestuesit kërkojnë tërheqjen e plotë të idesë si dhe kanë arritur kërkesat e tyre.

XS
SM
MD
LG