Nëntë persona kanë mbetur të vrarë në Ohio të Shteteve të Bashkuara në më pak se 24 orë nga sulmi i parë në Teksas ku mbetën të vrarë 20 persona.
Autoritetet thanë se sulmi ka filluar rreth orës 1:22 të mëngjesit, si dhe 16 persona të tjerë janë dërguar për trajtim pas plagëve të marra. Identiteti i sulmuesit nuk është bërë i ditur.
Rajoni i Oregonit ku ka ndodhur sulmi është vendi më i njohur për restaurant, kafiteri dhe teatër. Byroja Federale e Hetimeve deklaroi se është duke bashkëpunuar në hetime.
Sulmi në Ohio erdhi disa orë pas sulmit në El Paso të Teksasit, ku një person 21 vjecar me pushkë la të vdekur 20 persona dhe dhjetëra të plagosur.