Ndërlidhjet

Në Bregun Perëndimor gjendet i vrarë një ushtar izraelit


Foto Ilustrim
Foto Ilustrim

Trupi i një ushtari izraelit, me shenja plage të shkaktuara me thikë, është gjetur në Bregun Perëndimor.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se ushtari është vrarë nga sulmues palestinezë.

Bazuar në një komunikatë të ushtrisë, trupi është gjetur nga forcat izraelite derisa po kontrollonin afër një vendbanimi hebre.

Zëdhënësi i ushtrisë kolonel, Jonathan Conricus, tha se ushtari nuk ka qenë në uniformë të ushtrisë, dhe as i armatosur.

Ushtria nuk e bëri të ditur emrin e tij, përderisa njoftoi se po heton rrethanat e vdekjes.

Kryeministri Netanyahu lëshoi një deklaratë ku tha se forcat e sigurisë ishin "në ndjekje për të kapur terroristin e neveritshëm dhe për ta sjellë atë para përgjegjësisë".

Izraeli pushtoi Bregun Perëndimor, së bashku me Jeruzalemin lindor dhe Rripin e Gazës, në luftën e vitit 1967. Palestinezët i pretendojnë territoret si pjesë të një shteti të ardhshëm.

XS
SM
MD
LG