Ndërlidhjet

Vuçiq: John Bolton nuk do të vizitojë Serbinë dhe Kosovën


Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbië, Aleksandar Vuçiq deklaroi se Këshilltari për siguri kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, John Bolton, nuk do të vizitojë Serbinë, siç është shkruar në mediat serbe.

“Boltoni është dashur të vizitojë Beogradin dhe Prishtinën. Por, në Prishtinë janë zgjedhjet, me kë mund të flasë atje?”, ka thënë Vuçiq.

Mediat serbe kanë raportuar se këshilltari Bolton, do të vizitojë Serbinë dhe Kosovën në fund të gushtit ose në fillim të muajit shtator.

Presidenti Vuçiq tha se e gjithë administrata amerikane është në favor të heqjes së taksës për mallrat nga Serbia, por se zyrtari i lartë amerikan, nuk ka se me kë të flasë në Kosovë, për shkak të mbajtjes së zgjedhjeve.

"Zgjedhjet e shtyjnë dialogun. Ata garojnë me tarifat dhe për marrëzi siç janë dokumentet e udhëtimit. Ne kemi negociuar që një dokument identifikimi mund të përdoret për të hyrë në Kosovë, por një pasaportë mund të shërbejë edhe si dokument identifikimi", tha Vuçiq.

Institucionet e Kosovës kanë bërë të ditur se do të lejojnë hyrje-daljet nga pikat kufitare me Serbinë vetëm me letërnjoftim serb dhe jo me pasaportat serbe. Sipas tyre kjo është e bazuar në marrëveshjet e arritura në Bruksel për lëvizje të lirë të arritur në mes Prishtinës dhe Beogradit në korrik të vitit 2011.

XS
SM
MD
LG