Ndërlidhjet

Dështon bastisja e shtëpisë së ish-presidentit kirgiz


Forcat speciale hyjnë në ndërtesën e ish-presidentit kirgiz
Ju lutem të prisni

No media source currently available

0:00 0:02:33 0:00

Forcat speciale hyjnë në ndërtesën e ish-presidentit kirgiz.

Një tentim për bastistje të shtëpisë së ish-presidentit të Kirgizisë, Almazbek Atambayev, ka rezultuar i dështuar.

Forcat e sigurisë në republikën aziatike kanë hyrë në shtëpinë e ish-presidentit kirgiz, teksa kanë qenë të pajisuar me plumba gome.

Ndërkohë mbështetësit e ish-presidentit janë armatosur për ta mbrojtur atë, duke vrarë një zyrtar policor dhe duke kidnapuar gjashtë të tjerë.

Ish-presidenti ka thënë se personat e kapur do të lirohen më vonë gjatë ditës së enjte.

Atambayev, që gjendet ende në ndërtesën e tij në kryeqytetin Bishkek, akuzohet për korrupsion, ndonëse ai mohon akuzat.

Parlamenti i ka hequr imunitetin në muajin qershor.

Ai pretendon se akuzat kundër tij janë të motivuara politikisht, dhe të organizuara nga ish-aleati dhe pasardhësi i tij, Sooronbai Jeenbekov.

Parlamentit kirgiz i është bërë thirrje për të adresuar krizën, derisa presidenti Jeenbekov, ka urdhëruar qeverinë e tij të marrë “masa urgjente”, pa dhënë detaje se çfarë ka kërkuar saktësisht.

XS
SM
MD
LG