Ndërlidhjet

Në Rusi raportohet për "rritje të vogël të rrezatimit" pas një shpërthimi


Fotografi ilustruese nga arkivi.
Fotografi ilustruese nga arkivi.

Ministria ruse e Mbrojtjes ka thënë se dy persona janë vrarë dhe gjashtë të tjerë janë plagosur, si pasojë e një shpërthimi dhe zjarrit që ka nisur në një zonë ushtarake në rajonin Arkhangelsk të Rusisë.

Kjo ministri ka thënë se zjarri ka nisur nga një pajisje teksa janë testuar lëndë kimike.

Autoritetet rajonale kanë thënë zjarri ka nisur afër zonës ku kryhen testime për raketa balistike.

Ministria ka thënë se “në atmosferë nuk janë lëshuar lëndë kimike të rrezikshme” dhe se “nivelet e rrezatimit janë normale”.

Megjithatë, qyteti i afërt, Severodvinsk, ka thënë se një “rritje e vogël” e niveleve të rrezatimit është regjistruar pas shpërthimit.

“Pajisjet në Severodvinsk kanë regjistruar një rritje të nivelit të rrezatimit. Aktualisht shifrat janë kthyer në situatë normale”, është thënë në faqen zyrtare të qytetit të internet.

Ky shpërthimi është i dyti me radhë, që ka ndodhur në një zonë ushtarake në Rusi brenda tri ditëve.

Më 6 gusht, një person ka vdekur dhe tetë të tjerë janë plagosur, në një seri të shpërthimeve në një depo të municionit në rajonin Siberian, Krasnoyarsk Krai.

XS
SM
MD
LG