Ndërlidhjet

Uashingtoni dhe Pekini përfshihen në fyerje shkaku i Hong Kongut


Protestat në Hong Kong
Protestat në Hong Kong

SHBA-ja dhe Kina kanë shkëmbyer fyerje ndaj njëra tjetrës, për shkak të situatës në Hong Kong, ku sërish janë organizuar demostrata.

SHBA-ja e quajti Kinën si një "regjim të dhunshëm" pasi një gazetë shtetërore kineze, publikoi emrin dhe foton e një diplomati amerikan, duke folur me aktivistët në Hong Kong.

Kina i ka hedhur poshtë sulmet si "logjikë të bandave", dhe e ka akuzuar vazhdimisht SHBA-në për ndërhyrje në Hong Kong.

Akuzat ndërmjet të dyja vendeve, bëhen ndërsa aktivistët u mblodhen në aeroportin e Hong Kongut për protesta të paautorizuara.

Aktivistët e veshur në të zeza janë ulur në hapësirën e arritjes së pasagjerëve, duke mbajtur në duar mbishkrime me qëllim të informimit të vizitorëve ndërkombëtarë për situatën në këtë rajon.

Protestat në Hong Kong, që po mbahen për disa javë, kanë nisur në shenjë zemërimi rreth një projektligji për ekstradim dhe më pas janë zgjeruar në kërkim të lirive më të mëdha.

Hong Kongu, ish-koloni britanike, është pjesë e Kinës mirëpo ka më shumë autonomi, meqë funksionon sipas organizimit “një shtet, dy sisteme”.

XS
SM
MD
LG