Ndërlidhjet

Trump: Kam pranuar një letër të bukur nga Kim Jong Un


Presidenti i SHBA-së, Donald Trump dhe udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un. Qershor 2019.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump dhe udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un. Qershor 2019.

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se ka marrë një "letër shumë të bukur" nga udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, dhe shtoi se ai mund të ketë një takim tjetër me të.

Duke folur para gazetarëve, Trump nuk tha se kur do të zhvillohet një takim i tillë.

Koreja e Veriut ka testuar sërish raketa, përkundër një takimi të 30 qershorit midis Trumpit dhe Kimit, në të cilin të dy ranë dakord për të rigjallëruar bisedimet e ngecura.

Pheniani tha se testimi i raketave është bërë si përgjigje ndaj ushtrimeve të përbashkëta ushtarake që janë zhvilluar ndërmjet Koresë së Jugut dhe Shteteve të Bashkuara.

SHBA-ja po synon që përmes bisedimeve të arrijë një ujdi për denuklearizimin e Koresë së Veriut.

XS
SM
MD
LG