Ndërlidhjet

Irani thotë se prezencat ndërkombëtare në Gjirin Persik, shtojnë pasigurinë


Ministri i Jashtëm Iranian, Mohammad Javad Zarif

Ministri i Jashtëm Iranian, Mohammad Javad Zarif ka theksuar se cdo “prezencë e shtuar rajonale” në Gjirin Persik, është “burim i pasigurisë” dhe tha se vendi nuk do të hezitojë “të ruaj sigurinë” e kësaj zone strategjike.

Ngjarjet e fundit të konfrontimeve në det dhe ajo e konfiskimit të anijeve nga forcat ushtarake iraniane të cisternës me flamur të Britanisë së madhe në Ngushticën e Hormuzit, ka rritur shqetësimet e eskalimit të marrëdhënieve në mes të Iranit dhe Shteteve të Bashkuara.

Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar nga partnerët që të krijojnë një mision të sigurisë për të ruajtur transportin dhe interest e tjera në Gjirin Persik.

"Gjiri Persik është interes dhe prioritet për Iranin. Irani nuk do të hezitojë të ruaj sigurinë e tij”, tha Zarif në Twitter.

Garda Revolucionare Islamike ka kapur një muaj më parë një tanke britanike në Ngushticën e Hormuzit, dy javë pas forcat britanike kanë konfiskuar një tanke iraniane afër Gjibraltarit, me arsyetimin se ka shkelur sanksionet për Sirinë.

Besohet se një e pesta e naftës në botë transportohet përmes Ngushticës së Hormuzit, e cila lidh Gjirin Persik dhe Detin Arab.

Tensionet janë rritur pasi presidenti amerikan, Donald Trump është tërhequr një vit më parë nga marrëveshja bërthamore që Irani ka nënshkruar me fuqitë botërore më 2015.


XS
SM
MD
LG