Ndërlidhjet

Investitori amerikan Jeffrey Epstein gjendet i vdekur në burg


Jeffrey Epstein, investitori i diskredituar në Shtetet e Bashkuara, është gjetur i vdekur të shtunën, nën dyshimet se është vrarë në qelinë e tij ku po mbahej për akuzat e trafikimit seksual.

Epstein, 66 vjecar, është gjetur pa shenja jeta dhe pasi është dërguar në spital është vërtetuar vdekja e tij, thuhej në një njoftim të Byrosë Federale të Burgjeve në SHBA.

Epstein, që ishte një investitor i njohur i akuzuar për abuzim seksual me vajza dhe gra, u gjet i varur në qelinë e tij.

Ai ishte arrestuar më 6 korrik dhe ishte deklaruar i pafajshëm ndaj akuzave për trafikim seksual me dhjetëra vajza të moshës 14 vjecare.

Muajin e kaluar ai ishte gjetur pa vetëdije në qelinë e tij me shenja në fyt dhe autoritetet ishin duke hetuar rastin si tentim-vrasje.

XS
SM
MD
LG