Ndërlidhjet

Përfundon rrethi i tetë i negociatave midis SHBA-së dhe talibanëve


I dërguari i SHBA-së në Afganistan, Zalmay Khalilzad
I dërguari i SHBA-së në Afganistan, Zalmay Khalilzad

Negociatorët e SHBA-së dhe talibanët do të konsultohen me liderët e tyre, pas përfundimit të rrethit të tetë të bisedimeve të paqes, për t'i dhënë fund luftës gati 18-vjeçare në Afganistan, thanë talibanët.

Zëdhënësi, Zabihullah Mujahid, tha se negociatat në kryeqytetin e Katarit, Doha, përfunduan më 12 gusht, duke shtuar se ato “ishin të dobishme, dhe të dyja palët vendosën të këshillohen me liderët e tyre për hapat e ardhshëm."

Zyrtarët e SHBA-së nuk e komentuan këtë deklaratë.

Por më 11 gusht, derisa afganët po shënonin festën e Bajramit, i dërguari amerikan, Zalmay Khalilzad, shprehu shpresën se "ky është Bajrami i fundit i një Afganistani në luftë".

“Unë i di afganët kanë dëshirë për paqen. Ne qëndrojmë me ta dhe po punojmë shumë për një marrëveshje paqësore të qëndrueshme dhe një Afganistan sovran i cili nuk përbën asnjë kërcënim për asnjë vend tjetër", tha Khalilzad.

Pak detaje dihen deri më tash për negociatat, por një marrëveshje mes SHBA-së dhe talibanëve do të përfshijë tërheqjen e forcave të huaja nga Afganistani, në këmbim të garancive nga talibanët, se vendi nuk do të bëhej strehë për grupet e tjera ekstremiste.

Një marrëveshje e tillë do të pasohej nga negociatat paqësore brenda Afganistanit për një zgjidhje politike dhe një armëpushim të përhershëm.

Talebanët deri më tani nuk kanë pranuar të negociojnë me qeverinë e mbështetur nga perëndimi në Kabul, duke e quajtur atë një "regjim kukull".

XS
SM
MD
LG