Ndërlidhjet

Kryeministri indian mbron ndryshimet kushtetuese për Kashmirin


Kryeministri indian, Narendra Modi.
Kryeministri indian, Narendra Modi.

Kryeministri indian, Narendra Modi ka thënë se tërheqja e statusit special për Kashmirin e administruar nga India, do t’i rikthejë rajonit “madhështinë e dikurshme” dhe do të luajë një rol të rëndësishëm për zhvillimin e shtetit.

Në fjalimin e tij më 15 gusht, për të shënuar Ditën e Pavarësisë së Indisë, Modi ka thënë se marrëveshja paraprake për Kashmirin ka nxitur korrupsion, nepotizëm dhe padrejtësi.

Që nga 4 gushti, Kashmiri që drejtohet nga India është bllokuar dhe linjat e telefonit ashtu sikur edhe ato të internetit janë ndërprerë, me qëllim të parandalimit të ndonjë trazire, pasi Nju Delhi ka tërhequr Artikullin 370 nga kushtetuta.

Pakistani e ka cilësuar këtë hap kundër ligjit ndërkombëtar, dhe në shenjë hakmarrjeje ka pezulluar tregtinë bilaterale, të gjitha linjat e transportit mes këtyre dy shteteve, dhe ka dëbuar ambasadorin indian nga Islamabadi.

Kashmiri është i ndarë në mes të Pakistanit dhe Indisë, mirëpo për të drejtuar gjithë këtë zonë kanë pretendime të dyja shtetet.

Ato janë përfshirë në dy luftëra për këtë rajon prej kur është ndarë më 1947.

XS
SM
MD
LG