Ndërlidhjet

Shkencëtarët zbulojnë të dhëna të reja për temperaturat gjatë këtij viti


Ilustrim
Ilustrim

Muaji korrik ishte më i nxehtë i matur në Tokë, që kur filluan regjistrimet më 1880, thanë shkencëtarët.

Administrata Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike e SHBA-së, tha të enjten se korriku ishte 0.95 gradë Celsius më i ngrohtë se mesatarja e muajve gjatë shekullit të 20-të.

Korriku është përgjithësisht muaji më i ngrohtë i kalendarit, por meteorologët thonë se temperaturat e këtij viti, vendosën edhe një rekord të ri për 140 vitet e kaluara.

Një vajzë duke u freskuar derisa po ecte në rrugët e Ukrainës.
Një vajzë duke u freskuar derisa po ecte në rrugët e Ukrainës.

Rezultatet ishin pritur, pasi disa vende evropiane përfshirë Francën, Belgjikën dhe Gjermaninë raportuan se korriku përmbysi rekordet e mëparshme kombëtare të temperaturave.

Paris: Turistët dhe banorët lokal duke u freskuar pasi temperaturat gjatë muajit korrik arritën mbi 40 gradë.
Paris: Turistët dhe banorët lokal duke u freskuar pasi temperaturat gjatë muajit korrik arritën mbi 40 gradë.

Temperaturat e larta janë shoqëruar edhe ekstreme tjera klimatike. Ngrohja e oqeaneve ka çuar në një shkrirje të hershme të akullit të detit në ngushticën e Beringut midis Rusisë dhe Alaskës, tha Rick Thoman, një specialist i klimës në Universitetin Alaska Fairbanks.

Qershori i këtij viti, kishte vendosur tashmë një rekord marramendës të nxehtësisë, krahasuar me 140 viteve të kaluara.

XS
SM
MD
LG