Ndërlidhjet

Dy persona vdesin në Kashmir nga beteja me armë zjarri


Pamje nga Kashmiri.

Forcat e sigurisë indiane kanë vrarë një militant të dyshuar në një betejë me armë zjarri në Kashmir, duke shënuar përplasjen e parë prej kur Nju Delhi i ka hequr statusin special këtij rajoni më herët gjatë muajit.

Një zyrtar policor po ashtu është vrarë në luftimet që kanë nisur në Kashmirin e kontrolluar nga India, ka thënë policia.

Mijëra trupa paramilitare ushtarake janë pozicionuar për të kontrolluar Kashmirin.

Pakistani në anën tjetër ka thënë se tre civilë të tij kanë vdekur nga të shtënat indiane afër kufirit de fakto në Kashmir, i njohur si Linja e Kontrollit.

Një agjenci indiane e lajmeve ka thënë se një ushtar i Indisë ka vdekur dhe katër të tjerë janë plagosur, kur trupat pakistaneze kanë nisur të shtëna me armë zjarri në disa fshatëra afër Linjës së Kontrollit më 19 gusht.

Të paktën 2,300 persona janë ndaluar në Kashmirin e kontrolluar nga India prej kur ka nisur masat e rrepta të sigurisë, derisa linjat e telefonit dhe interneti janë ndërprerë, për të anashkaluar ndonjë kryengritje pas tërheqjes së statusit.

Kashmiri ka qenë i ndarë në mes të Indisë dhe Pakistanit prej kur të dyja këto shtete kanë fituar pavarësinë nga Britania më 1947.

Dy nga tre luftërat mes këtyre shteteve me fuqi bërthamore, janë kryer për shkak të pretendimeve për këtë territor.

XS
SM
MD
LG