Ndërlidhjet

Shqipëria shpëton 36 migrantë afganë në Detin Egje


Ilustrim
Ilustrim

Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë thotë se një anije e tyre që po lundronte në Detin Egje ka shpëtuar 36 afganë të cilët po përpiqeshin të arrijnë në Greqi.

Ministrja shqiptare e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, shkroi në Twitter se nëntëmbëdhjetë fëmijë afganë, tetë gra dhe nëntë burra u shpëtuan nga anija shqiptare "Oriku", dhe në bashkëpunim me Agjencinë Evropiane të Kufijve (Frontex) u janë dorëzuar autoriteteve lokale.

Shqipëria, është anëtare e NATO-s që nga viti 2009, si dhe është pjesë e aleancës detare të vendeve të Egjeut Perëndimor.

XS
SM
MD
LG