Ndërlidhjet

Merkel thotë se brenda 30 ditësh mund të gjendet një zgjidhje për Brexit-in


Kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe kryeministri britanik, Boris Johnson

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka thënë se brenda 30 ditësh, mund të gjendet një zgjidhje për mosmarrëveshjet rreth daljes së Britanisë së Madhe nga BE-ja.

Merkel fjalën e kishte për çështjen e kufirit irlandez, që paraqet edhe pikën kryesore të mosmarrëveshjeve ndërmjet Londrës dhe Brukselit.

Duke folur në një konferencë për media, së bashku me kryeministrin britanik, Boris Johnson, ajo theksoi se i takon Britanisë së Madhe të ofrojë një plan të zbatueshëm.

Merkel tha se plani kërkon një "qartësi absolute" mbi marrëdhëniet e ardhshme pas Brexitit, midis Britanisë së Madhe dhe BE-së.

Kryeministri Johnson, tha se ekziston një "hapësirë e mjaftueshme " për të arritur një marrëveshje të re.

BE-ja ka thënë vazhdimisht se marrëveshja e Brexit-it, e negociuar nga ish-kryeministrja, Theresa May, nuk mund të rinegociohet.

Kryeministri Johnson ka këmbëngulur se Britania e Madhe dëshiron të largohet nga BE-ja me një marrëveshje të rinegociuar të tërheqjes, por që sipas tij, edhe nëse nuk do të ndodhë diçka e tillë, vendi do të dalë nga BE-ja më 31 tetor.

XS
SM
MD
LG