Ndërlidhjet

Gjendet i vetëvarur një i burgosur në Qendrën e Paraburgimit në Pejë


Foto ilustrim. Burgu i Lipjanit.
Foto ilustrim. Burgu i Lipjanit.

Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka njoftuar se në Qendrën Paraburgimit në Pejë, të mërkurën në mëngjes, është gjetur i vetëvarur i paraburgosuri me inicialet B. GJ.

“Gjatë hapjes së dhomave dhe numërimit të të burgosurve, në banjon e njërës nga dhomat, është është gjetur i vetëvarur i paraburgosuri me inicialet B. GJ, në dhomë bashkë me të ishin edhe tre persona të tjerë”, thuhet në njoftimin e Shërbimit Korrektues të Kosovës.

I paraburgosuri ishte në mbajtje nga data 14 qershor e viti 2019-të.

Në njoftim, më tutje thuhet se me rastin janë njoftuar Policia e Kosovës dhe prokurori, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po e hetojnë rastin.

XS
SM
MD
LG