Ndërlidhjet

SHBA-ja dëbon një student të huaj për shkak të rrjeteve sociale


Ilustrim.

Një adoleshenti palestinez të pranuar në Universitetin Harvard, i është ndaluar hyrja në Shtetet e Bashkuara, pasi zyrtarët kanë kontrolluar postimet e tij në rrjetet sociale, duke kundërshtuar disa postime të miqve të tij.

Ismail Ajjawi, që jeton në Liban ka thënë se ai është marrë në pyetje për disa orë, pasi ka arritur në Aeroportin e Bostonit të premten.

Ajjawi, 17-vjeçar ka thënë se i është anuluar viza, pasi zyrtarët për imigrim i kanë kontrolluar telefonin dhe laptopin.

Zëdhënësi për Doganat dhe Kufijtë, Michael McCarthy, ka thënë se vendimi është marrë “bazuar në informacionet e zbuluara nga kjo Agjenci”.

McCarthy ka mohuar të komentojë detajet e këtij rasti, duke cituar konfidencialitetin.

Universiteti ka thënë se “është duke punuar ngushtë me familjen e studentit dhe autoritetet për të zgjidhur këtë çështje”, para se të fillojë procesi mësimor më 3 shtator.

Rregullat për viza amerikane mund t'i censurojnë postimet online

Në qershor, Departamenti amerikan i Shtetit ka thënë se gati të gjitha aplikacionet për viza amerikane do t’i nënshtrohen edhe një pyetësori të detajuar për rrjetet sociale.

Zyrtarët kanë vlerësuar se rregullat e reja do të prekin 14.7 milionë persona në vit.

XS
SM
MD
LG