Ndërlidhjet

DNV-ja u kërkon partive të respektojnë barazinë gjinore në procesin zgjedhor


Foto ilustrim
Foto ilustrim

Koalicioni i organizatave për monitorimin e zgjedhjeve "Demokracia në Veprim (DNV)", ka kërkuar nga subjektet politike, që të respektojnë parimin e barazisë gjinore gjatë nominimit anëtarëve të Komisionieve Komunale Zgjedhore, si dhe në listat zgjedhore.

“Subjektet polike e kanë mundësinë që përfundimisht të garantojnë zbatimin e Ligjit për Barazi Gjinore duke aplikuar koutën gjinore 50 për qind në listat e tyre zgjedhore, si dhe të sillen konform parimeve bazë të demokracisë”, thuhet në një komunikatë të këtyre organizatave joqeveritare.

Shoqëria civile, përmes kësaj komunikate, bën të ditur se ka filluar përgatitjet për monitorimin e procesit zgjedhor, për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Mirëpo, një tjetër çështje që e ngrisin monitoruesit, ka të bëjë me informimin dhe edukimin e votuesve.

“Kjo, sidomos duke marrë parasysh numrin e madh të fletëvotimeve të pavlefshme në ciklet e kaluara zgjedhore, e që ka rrjedhur kryesisht si rezultat i fushatave jo të duhura për edukimin e votuesve lidhur me mënyrën e votimit”, thuhet në komunikatë.

Sipas, DNV-së, vetëm në zgjedhjet e kaluara parlamentare janë evidentuar mbi 70.000 fletëvotime të pavlefshme.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë do të mbahen më 6 tetor.

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur, se nuk mund të marrë asnjë veprim operacional, para se të ndahet buxheti për këto zgjedhje.

Mirëpo, Qeveria e Kosovës nuk ka arritur të procedojë ende buxhetin, për arsye se është duke pritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese për kompetencat e qeverisë në dorëheqje.

XS
SM
MD
LG