Ndërlidhjet

Akuzave të Kosovës ndaj Vladimir Cizelj u përgjigjet "Instituti Vlatacom"


Ministrja e Jashtme e Afrikës Qëndrore, Sylvie Baipo Temon.

Drejtori i Kompanisë “Instituti Vlatacom”, Vladimir Cizelj, këtë vit nuk ka qëndruar në Francë, thuhet në një përgjigje të kësaj kompanie për Radion Evropa e Lirë.

Një portal në Republikën e Afrikës Qëndrore ka shkruar se ministria e Jashtme e Serbisë, përmes një ndërmjetësuesi, në Paris gjatë muajit korrik të vitit 2019, i ka ofruar ryshfet ministres së Jashtme të Afrikës Qëndrore, Sylvie Baipo Temon, para vendimit të pretenduar për tërheqjen e njohjes së Kosovës.

Ndërkohë, ministrja e Jashtme e Kosovës, përmes një reagimi ndaj këtij shkrimi, pati thënë se ky ndërmjetësues është Vladimir Cizelj.

"Në korrik (Vladimir Cizelj), vizitoi Australinë, Filipinet dhe Japoninë", thuhet në përgjigjen e kompanisë, drejtor i së cilës është Vladimir Cizelj.

Vlatakom nuk iu përgjigj pyetjes së Radios Evropa e Lirë, në lidhje me rolin e Cizeljit në fushatën e Serbisë për tërheqjen e njohjeve të Kosovës, por vetëm deklaroi se "Instituti Vlatacom" merret me teknologji dhe jo politikë".

Emri i Vladimir Cizelj u përmend në një deklaratë të lëshuar nga ministria e Jashtme të Kosovës, më 26 gusht, ku u tha se ministria e Jashtme serbe po ofron ryshfet për shtetet në këmbim të tërheqjes së njohjes së Kosovës.

Sipas një hulumtimi të Shërbimit të Ballkanit të Radios Evropa e Lirë, Vladimir Cizelj u punësua si Këshilltar Special i ministrisë së Jashtme të Serbisë. Këtë e konfirmon një dokument i Kombeve të Bashkuar, ku emri i tij figuron si një nga delegatët e ministrisë serbe në një konferencë të Kombeve të Bashkuara.

Ministria e Punëve të Jashtme serbe ende nuk u është përgjigjur akuzave se po përdor ryshfetin, si një mjet diplomatik, për të marrë nga vende të ndryshme nota diplomatike, për tërheqjen e njohjes së Kosovës.

Më shumë në këtë temë: A ka paguar Daçiq për tërheqjen e njohjes së Kosovës?

XS
SM
MD
LG