Ndërlidhjet

Vdes ish-presidenti i Zimbabvesë, Robert Mugabe


Robert Mugabe
Robert Mugabe

Robert Mugabe, udhëheqësi i parë i Zimbabvesë, pas pavarësisë, ka vdekur në moshën 95 vjeç.

Mugabe ka qenë në një spital në Singapor, që nga prilli.

Ai u rrëzua nga pozita, pëmes një grusht-shteti ushtarak në nëntor të vitit 2017, duke i dhënë fund tre dekadave në pushtet.

Ai fitoi zgjedhjet e para të Zimbabvesë pas pavarësisë, duke u bërë kryeministër në vitin 1980 dhe president më 1987.

Vitet e para të sundimit të tij u vlerësuan për zgjerimin e çasjes në kujdes shëndetësor dhe arsim.

Por programi i tij i diskutueshëm për reformën e pronave shkaktoi një kolaps ekonomik, dhe vitet e tij të fundit u shënuan me rritje abuzime të të drejtave të njeriut dhe korrupsion.

Ai është gjithashtu ishte i njohur për fyerjet ndaj Perëndimin, kundërshtarëve të tij dhe gazetarët.

Pasardhësi i tij, presidenti i Zimbabvesë, Emmerson Mnangagwa, shprehu "trishtimin e tij” për vdekjen e Mugabes, duke e quajtur atë "babai themelues i Zimbabvesë" dhe "një ikonë e çlirimit".

XS
SM
MD
LG