Ndërlidhjet

Kosova fiton kundër Çekisë në futboll


Vedat Muriqi.
Vedat Muriqi.

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll e ka mposhtur atë të Republikës së Çekisë me rezultatin 2-1, në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.

Ndeshja është zhvilluar në Prishtinë, në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Golin e parë në ndeshje e shënoi Çekia, përmes Patrik Schick kurse për Kosovën, golat i shënuan, Vedat Muriqi dhe Mërgim Vojvoda.

Kosova është në të njëjtin grup kualifikues për Kampionatin Evropian me Çekinë, Anglinë, Bullgarinë dhe Malin e Zi.

Pas tri ditësh, Kosova do të takohet me Anglinë në ‘St Mary’s Stadium’ të Southamptonit.

Me fitoren kundër Çekisë, Përfaqësuesja e Kosovës i ka shtuar gjasat që të zë njërën nga dy pozitat e para në grup që e kualifikojnë atë për EURO 2020.

XS
SM
MD
LG