Ndërlidhjet

Emërohet komisionari i ri për Zgjerim i BE-së


Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen gjatë prezantimit të kabinetit të saj.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen gjatë prezantimit të kabinetit të saj.

Hungarezi, Laszlo Trocscany, do të jetë Komisionar i ri për çështje të fqinjësisë dhe zgjerimit të Bashkimit Evropian.

Ish-eurodeputeti Trocscany ka qenë ministër i Drejtësisë i Hungarisë, nga viti 2014 deri më 2019.

Ai gjithashtu ishte anëtar i Gjykatës Kushtetuese të Hungarisë.

Troscany nuk është pjesë e partisë në pushtet, Fidez, që udhëhiqet nga kryeministri hungarez, Viktor Orban.

Presidentja e zgjedhur e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në një konferencë shtypi në Bruksel, prezantoi anëtarët e kabinetit të saj. Ajo me këtë rast foli edhe për raportet e BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor, duke thënë se thënë se marrëdhëniet shumë të mira dhe bashkëpunimi me këto vende do të jenë një përparësi gjatë presidencës së saj të BE-së.

Pozitën e Komisionarit për zgjerim dhe fqinjësi aktualisht e mban politikani austriak, Johannes Hahn.

Komisionarët e rinj do të marrin detyrën më 1 nëntor të këtij viti.

Anëtarët e rinjë të kabinetit të Komisionit Evropian
Anëtarët e rinjë të kabinetit të Komisionit Evropian

XS
SM
MD
LG