Ndërlidhjet

Shefi i NATO-s shpreh shqetësim nga sulmet në Arabinë Saudite


Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg.
Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Udhëheqësi i aleancës ushtarake të NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se është jashtëzakonisht i shqetësuar nga përshkallëzimi i tensioneve, pas sulmeve në fundjavë mbi objektet e naftës në Arabinë Saudite.

"U bëjmë thirrje të gjitha palëve që t'i parandalojnë sulmet e tilla përsëri, sepse ato mund të kenë pasoja negative në gjithë rajonin. Ne jemi tejet të shqetësuar për rrezikun e përshkallëzimit", tha Stoltenberg në një intervistë për agjencinë e lajmeve AFP.

Të hënën, Shtetet e Bashkuara publikuan disa imazhe satelitore që tregojnë dëmtime në objektet e naftës dhe ato e drejtuan gishtin e fajit kah Irani.

Irani e mohoi përfshirjen në sulme.

Rebelët Huthi në Jemen, të cilët janë të lidhur me Iranin, e morën përgjegjësinë.

Huthit kanë kryer sulme në tokën saudite edhe më parë.

Por, të fundit ishin shumë më të mëdha dhe goditën fabrikën më të madhe në botë për përpunimin e naftës dhe një fushë tjetër të naftës.

Efekti i menjëhershëm ishte zvogëlimi për 5% i furnizimeve globale me naftë dhe rritja e çmimeve.

Stoltenberg po ashtu tha se Irani "po e destabilizon gjithë rajonin".

XS
SM
MD
LG