Ndërlidhjet

Robert C. O’Brien emërohet Këshilltar për Siguri Kombëtare në SHBA


Ndërtesa e Shtëpisë së Bardhë.
Ndërtesa e Shtëpisë së Bardhë.

Presidenti amerikan, Donald Trump ka emëruar Robert C. O’Brien, në pozitën e Këshilltarit për Siguri Kombëtare.

“Kam punuar për kohë të gjatë me Robertin. Ai do të bëjë një punë fantastike”, ka thënë Trump përmes një postimi në Twitter.

O’Brien ka qenë më herët i dërguar special i presidentit për Çështje të Pengjeve në Departamentin amerikan të Shtetit.

Ai do jetë Këshilltari i ri për Siguri Kombëtare në Shtetet e Bashkuara pasi Trump ka shkarkuar John Boltonin nga kjo pozitë.

Trump ka përmendur mospajtimet e thella me Boltonin si arsyetim për shkarkimin e tij.

Kush ishte John Bolton?

XS
SM
MD
LG