Ndërlidhjet

Tërmeti i fuqishëm godet Shqipërinë


foto nga arkivi
foto nga arkivi

Mbi 80 persona kanë kërkuar ndihmë në Spitalin Ushtarak të Tiranës si pasojë e një tërmeti të fuqishëm me magnitudë 5,8 që ka goditur Shqipërinë.

Tërmeti ka zgjatur për disa sekonda dhe lëkundjet kanë qenë të forta.

Epiqendra ka qenë në detin Adriatik, 1 km nga qyteti i Durrësit, pranë Kepit të Rodonit.

Goditja e parë është pasuar nga një tjetër prej 5.2 Rihter.

Rreth dy orë më vonë, një tjetër lëkundje prej 4,4 ballësh u regjistrua po ashtu në Detin Adriatik.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, tërmeti ka qenë me intensitet 7.5 ballë, në veri të Kepit të Rodonit dhe konsiderohet si më i forti në 20-30 vitet e fundit.

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka reaguar duke thënë se po e ndjek situatën me vëmendje dhe shpreson që të ketë sa më pak dëme.

“Presidenti Meta shpreson për sa më pak dëme dhe pasoja ndërkohë që është i rëndësishëm monitorimi i situatës në vazhdimësi dhe informimi i qytetarëve nga strukturat përgjegjëse shtetërore. Presidenti Meta po e ndjek situatën me vëmendje dhe shqetësim”, thuhet në deklaraten e Presidencës.

Deri tani nuk raportohen dëme me fatalitet në njerëz, apo dëme të mëdha materiale.

XS
SM
MD
LG