Ndërlidhjet

Kina përgatitet për të shënuar 70-vjetorin e republikës


Ushtarë kinezë.
Ushtarë kinezë.

Më 1 tetor, Pekini do të jetë vendi ku do të shënohet 70-vjetori i themelimit të Republikës Popullore të Kinës, pas një lufte të ashpër civile.

Presidenti kinez, Xi Jinping do të mbikëqyrë një paradë ushtarake, në të cilën do të prezantohet edhe raketa ndërkontinentale, Dongfeng-41, që pretendohet se ka kapacitet për të bartur disa koka bërthamore dhe mund të arrijë deri në Shtetet e Bashkuara.

Liderët e huaj nuk janë ftuar në këtë ceremoni, mirëpo ambasadorët e huaj me bazë në Kinë do të jenë pjesëmarrës.

Agjencia e lajmeve, Reuters ka raportuar se Partia Komuniste në pushtet do të caktojë se kush do të jetë pjesë e publikut, bazuar në parimin e besnikërisë.

E quajtur Dita Kombëtare, ajo përkujton 1 tetorin e vitit 1949 kur Mao Zedong ka themeluar republikën, pas një lufte të ashpër me nacionalistët, që ka rezultuar me miliona persona të vdekur.

Aktualisht, Kina është ekonomia e dytë më e madhe në botë pas Shteteve të Bashkuara.

Kritikët, duke përfshirë shumë politikanë perëndimorë, kanë thënë se nën udhëheqësinë e presidentit Xi, Kina është përballur me dëmtim të rëndë të të drejtave të njeriut dhe trajtim të ashpër ndaj ujgurëve, shumica e të cilëve janë myslimanë.

Pompeo: Refuzoni kërkesën e Pekinit për të kthyer ujgurët në Kinë

XS
SM
MD
LG