Ndërlidhjet

Vdiq ish-presidenti i Francës, Jacques Chirac


Jacques Chirac
Jacques Chirac

Ish-presidenti i Francës, Jacques Chirac, vdiq në moshën 86-vjeçare.

Dhëndri i tij konfirmoi se Chirac vdiq mëngjesin e së enjtes, "i rrethuar nga familja".

Chirac ka shërbyer dy mandate si president i Francës, nga viti 1995 deri më 2007.

Një nga reformat e tij kryesore politike ishte shkurtimi i mandatit presidencial nga shtatë në pesë vjet.

Chirac e ka futur Francën në Eurozonë.

Ai ka qenë kundër pushtimit të Irakut nga forcat e udhëhequra nga SHBA-ja, në vitin 2003.

Kur NATO-ja ka nisur bombardimet në caqet e ish-Jugosllavisë më 1999, për të ndalur dhunën në Kosovë, Chirac ka thënë se sulmet ajrore kanë nisur për të mbrojtur "paqen në tokën tonë, paqen në Evropë".

XS
SM
MD
LG