Ndërlidhjet

Orban: Hungaria nuk do të largohet nga BE-ja


Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban.

Hungaria nuk ka plane që të largohet nga Bashkimi Evropian, tha sot kryeministri hungarez, Viktor Orban.

Orban shtoi se anëtarët lindorë dhe perëndimorë të bllokut, duhet të gjejnë një kompromis, lidhur me, siç tha ai, të ardhmen e bllokut.

“Ne jemi anëtar të Unionit dhe do të vazhdojmë të jemi anëtar”, tha Orban, gjatë një tubimi të partisë së tij, Fidesz.

Si duket, këto komente të Orbanit, janë kundërpërgjigje ndaj kritikave që disa shtete të BE-së i kanë bërë Hungarisë, lidhur me sundimin e ligjit.

“Ky është shteti ynë, shtëpia jonë dhe askush, përveç hungarezëve, do të mund të vendosë për një gjë të tillë”, tha kryeministri hungarez, Viktor Orban.

Hungaria është bërë anëtare e Bashkimit Evropian më 1 maj, 2004.

XS
SM
MD
LG